Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse (FSB) njoftoi sot se parandaloi një sulm terrorist në një objekt energjetik në rajonin e Lindjes së Largët, në ishullin Sakhalin.
“Shërbimi Federal i Sigurisë në qytetin e Yuzhno-Sakhalinsk parandaloi sulme terroriste në rrjetin energjetik të ishullit dhe zyrën ushtarake. Një mbështetës i ideologjisë neonaziste ukrainase i cili ishte i përfshirë në aktivitete kriminale, një shtetas rus i lindur në 1980, u arrestua. ” thuhet në deklaratë, raporton TASS.
Në banesën e të arrestuarit janë sekuestruar pjesë të mjeteve shpërthyese të improvizuara dhe mjeteve të komunikimit që përmbanin udhëzime për prodhimin e mjeteve të improvizuara shpërthyese dhe ndezëse, si dhe një sasi e madhe materialesh terroriste dhe ekstremiste dhe korrespondencë me koordinatorin e një organizate terroriste ukrainase tha FSB./FolDrejt/