Kryetari i Federatës së Futbollit të Brazilit, Ednaldo Rodrigues, ka njoftuar se trajneri italian Carlo Ancelotti do të drejtojë Kombëtaren e Brazilit në Futboll nga Copa America 2024, njofton AA, transmeton Fol Drejt.
Rodrigues tregoi se trajneri i Fluminense, Fernando Diniz, do të menaxhojë kombëtaren përkohësisht për një vjet, ndërsa konfirmoi se Ancelotti do të jetë pjesë e kombëtares nga viti i ardhshëm.
64-vjeçari ka një kontratë një vjeçare me klubin spanjoll Real Madrid. Ndërsa Copa America do të fillojë më 20 qershor 2024.
Kjo do të jetë detyra e parë e trajnerit italian në nivel kombëtar, karriera e të cilit është me plot suksese në nivel të klubeve.