Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse njoftoi sot se sekuestroi 700 kilogramë kokainë me vlerë më shumë se 2.5 miliardë rubla, e cila u kontrabandua nga një vend i Amerikës Latine me qëllim që të transferohej në Bashkimin Evropian.
Shërbimi Federal i Sigurisë pengoi një përpjekje të një grupi kriminal ndërkombëtar për të përdorur territorin rus për tranzit dhe shitje droge, sipas një deklarate, shkruajnë mediat ruse, përcjell Fol Drejt.
U identifikuan tre shtetas të huaj, dy kolumbianë dhe një shtetas i BE-së, të cilët udhëtuan drejt Rusisë për një operacion kontrabande droge, saktëson FSB dhe thekson se tek ta u gjetën 699 kilogramë kokainë me vlerë mbi 2.5 miliardë rubla./FolDrejt/