Nahuel Molina, kampion bote me Argjentinën, shënoi golin e tij të parë për Atletico Madridin në fitoren 2:1 të së dielës si mysafir ndaj Rayo Vallecanos. Ai e ka festuar golin duke ngritur lart në ajër fanellën e shokut të skuadrës Angle Correa, duke i dhënë kështu mbështetje bashkëlojtarit të klubit dhe kombëtares në momente të vështira, pas humbjes së nënës.
Në ndeshjen e tij të 33-të për Atletico-n, mbrojtësi i djathtë argjentinas arriti të depërtojë në vijën anësore dhe të shënojë golin e parë të lojës me një goditje të bukur. Ishte në minutën e 22-të dhe vetëm dy minuta më vonë Mario Hermoso e rriti rezultatin në 2:0. Goli final për 2:1 u shënua në minutën e 85-të nga Fran Garcia, në kohën kur Rayo Vallecano kishte më shumë se 20 minuta që luante me një lojtar më pak pas suspendimit të Florian Lejeune, përcjell Fol Drejt.