Ministria ruse e mbrojtjes tha se sulmet e saj ajrore në Ukrainë të enjten kishin për qëllim infrastrukturën ushtarake dhe energjetike, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve, raporton Al Jazeera.
Në konferencën e përditshme të ministrisë tha se ajo përdori armë me rreze të gjatë për të goditur objektivat e mbrojtjes dhe industriale, duke përfshirë “objektet e prodhimit të raketave”.
Rreth 10 milionë njerëz kanë mbetur pa energji që nga sulmet, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy në një fjalim video të enjten në mbrëmje, duke shtuar se autoritetet në disa vende urdhëruan ndërprerje të detyruara emergjente./FolDrejt/