Herët në mëngjes, Rusia hodhi 30 raketa lundrimi në pjesë të ndryshme të Ukrainës dhe mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi 29, njoftuan zyrtarët.
Një person u vra dhe dy u plagosën nga një raketë ruse që kaloi dhe goditi një ndërtesë industriale në rajonin jugor të Odesës, Serhiy Brachuk, zëdhënës i administratës ushtarake të rajonit, raportoi AP, përcjell Fol Drejt.
Ukraina gjithashtu rrëzoi dy dronë rusë që shpërthyen dhe dy dronë zbulimi, thanë autoritetet./FolDrejt/