Moska u ka kërkuar anëtarëve të Kombeve të Bashkuara të votojnë kundër një rezolute të pabalancuar dhe antiruse të Asamblesë së Përgjithshme të Kievit dhe të tjerëve që planifikon të shënojë përvjetorin e sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së prej 193 anëtarësh do të votojë në fund të kësaj jave mbi një projekt-rezolutë që thekson “nevojen për të arritur, sa më shpejt të jetë e mundur, një paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme” në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, raporton Reuters.
Ukraina dhe aleatët e saj shpresojnë të thellojnë izolimin diplomatik të Rusisë duke kërkuar votat e pothuajse tre të katërtave të Asamblesë së Përgjithshme për të barazuar mbështetjen që mori me disa rezoluta vitin e kaluar, sipas agjencisë britanike. transmeton Fol Drejt.