Një rast i dhunimit u raportua në Prishtinë.
Rasti u raportua gjatë të hënës, rreth orës 20:30, përcjell Fol Drejt.
“Ankuesja, femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj e mitur është përdhunuar nga një i dyshuar mashkull kosovar. Njësitet policore të hetimeve kanë arrestuar të dyshuarin”, njofton policia në raportin 24 orësh.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje./FolDrejt/