Një gazetar bullgar, i cili ka raportuar gjerësisht për luftën në Ukrainë, është vendosur në listën e të kërkuarve të Rusisë, sipas medias ruse Mediazona, shkruan Sky News, transmeton Fol Drejt.
Christo Grozev, i cili punon për faqen hetimore Bellingcat, tha se ai “nuk e kishte idenë” pse ishte vendosur në listë.
“Në një farë mënyre nuk ka rëndësi – për vite me radhë ata e kanë bërë të qartë se janë të frikësuar nga puna jonë dhe nuk do të ndaleshin para asgjëje për ta larguar atë,” tha ai./FolDrejt/