Paralelisht me rritjen e çmimit të benzinës, ikja nga pikat e furnizimit pa paguar dhe vjedhjet e karburanteve janë rritur ndjeshëm në Gjermaninë verilindore këtë vit.
Në shtetin e Mecklenburg-Pomerania Perëndimore, ka pasur 1.811 raste të ikjes nga stacionet e benzinës pa paguar deri në dhjetor, një rritje prej 43 për qind nga viti 2021, sipas shifrave të policisë të cituara në një lajm nga agjencia gjermane e lajmeve DPA, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Rastet kanë shkaktuar dëme në vlerë prej 137.700 eurosh, dyfishi i humbjeve të regjistruara vitin e kaluar, thuhet në lajm.
Ndërkaq, incidentet e vjedhjes së karburantit kanë shënuar një rritje prej 120 për qind nga viti 2021, duke çuar në dëme prej rreth 485.000 eurosh.
Rastet e ikjes pa paguar janë rritur “jashtëzakonisht” gjithashtu në kryeqytetin Berlin, ka thënë shefja e policisë Barbara Slowik për DPA, pa dhënë shifra specifike.
“Kjo mund të shpjegohet lehtësisht me rritjen e lartë të çmimeve”, ka shtuar ajo.
Po ashtu janë regjistruar më shumë vjedhje të targave dhe pjesëve të makinave në Berlin, veçanërisht pasi targat e vjedhura janë një komponent kyç në ikjen pas mbushjes në stacionet e benzinës./FolDrejt/