Gjumi është një pjesë e rëndësishmë e jetës së secilit prej nesh. Së bashku me ushqimin dhe aktivitetin fizik, gjumi është njëra nga shtyllat mbi të cilat bazohet një jetë e shëndetshme dhe e lumtur.
Ne nuk flemë në gjumë gjatë natës vetëm që të pushojmë. Gjatë kohës kur jemi në gjumë organizmi dhe truri jonë nuk ndalen së funksionuari. Truri bën ndarjen e informatave të nevojshme nga ato të panevojshmet, të cilat më pas i harrojmë. Trupi liron toksinat e marra gjatë ditës dhe të gjitha qelizat ripërtërihen gjatë gjumit të natës. Prandaj, një gjumë i mirë i natës ka rëndësi jetike për secilin, transmeton Fol Drejt.
Sasia e gjumit që i nevojitet çdo personi varet nga disa faktorë të ndryshëm, sidomos nga mosha. Sipas specialistëve, orët e rekomanduara që njerëzit duhet t’i kalojnë në gjumë, sipas moshës, janë:
Mosha: | Sasia e rekomanduar e gjumit: |
Të posalindurit | 16 orë |
Nga 3 deri në 12 vjeç | Rreth 10 orë |
Nga 13-18 vjeç | Rreth 10 orë |
Nga 19 deri në 55 vjeç | Rreth 8 orë |
Mbi 65 vjeç | Rreth 6 orë |
Përveç moshës edhe faktorë të tjerë si shtatëzania, mosha e kaluar, mungesa e gjumit, kualiteti i gjumit etj. Ndikojnë në nevojën e një personi për gjumë.
Sipas një studimi me 10,132 njerëz, 56% e personave që kanë probleme me gjumin ishin nga SHBA-të dhe 23% nga Japonia. Shumica e individëve raportuan se problemet me gjumin ndikojnë në jetën e tyre familjare, në aktivitetet e përditshme personale dhe profesionale.
Për të mos pasur mungesë e ç’rregullime gjumi, duhet t’i plotësojmë disa kushte. Ndër faktorët që ndikojnë në kualitetin e gjumit tonë padyshim është dysheku në të cilin flemë.
Dysheku duhet të ndërrohet me kalimin e kohës për shkak se materialet dhe shkuma brenda fillon të dëmtohet. Në këtë mënyrë edhe gjumi juaj nuk do të jetë si më parë. Michael Decker, profesor në Universitetin e Gjeorgjisë dhe përfaqësues i Akademisë Amerikane të Gjumit, nuk rekomandon që një dyshek të përdoret për më tepër se 10 vjet. Gjithashtu specialist të ndryshëm të gjumit rekomandojnë dyshekët me shtresën Memory për një gjumë sa më të mirë.
Kjo shkumë i përshtatet konturave specifike të trupit. Duke ju përgjigjur temperaturës dhe presionit të trupit, lejon që pesha të shpërndahet njëtrajtësisht në të gjithë sipërfaqen e saj, në këtë mënyrë nuk ndjeni presionin e peshës suaj dhe trupi ndjehet i liruar./FolDrejt/