Poezi nga Dr. Sali Bashota:
Guri i dashurisë
Sa pak të paskam harruar
Sa shumë të paskam gdhendur
Guri im
Sa shumë të paskam gdhendur
Guri im
Tash ç’t’i them nënës
Kur sytë s’më bëjnë dritë
Guri im
Mbi bjeshkët e Kosovës
Në pikë të verës bora
Plis i bardhë
Sa shumë të paskam gdhendur
Pa të harruar
Guri im i vdekjes
(Nga vepra “Albumi i grisur”, Rilindja, Prishtinë, 1986)