Kryetari i PD-së në Shqipëri, Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së Edi Ramës që në komunat e veriut të vendoset KFOR-i. Berisha ka ftuar Qeverinë Rama të mos ndërhyjë në punet e brendshme të Kosovës, si dhe ka kundërshtuar ashpër themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Berisha ka thënë se PD fton institucionet e Kosovës të garantojnë liritë dhe te drejtat e gjitha komuniteteve në Kosovë.
Ai ka thënë se PD dënon me forcën më të madhe çdo ndërhyrje të Edi Ramës në punët e brendshme.
Berisha i bën thirrje ndërkombëtarëve të mos lejojë këtë ndërhyrje, sepse është e dëmshme dhe aspak e dobishme.
“I bëj thirrje policisë së Kosovës dhe i mbështes plotësisht, të garantojë rendin dhe sigurinë për qytetarët e republikës në të gjithë territorin e saj”, ka thënë Berisha ndër të tjera.
“Tutje, ai bërë thirrje Qeverisë së Kosovës të arrijë një marrëveshje paqësore, që do ta pamundësonte Asociacionin e komunave me shumcë serbe”.
“I bëj thirrje qeverisë së Kosovës, autoriteteve të shtetit të Kosovës, të japin çdo kontribut të mundshëm për arritjen e një marrëveshje e cila pengohet para së gjithave nga përpjekja e Beogradit për të garantuar një asociacion që vendos republikën serbe të Bosnjes në Kosovë. Shtoj me këtë rast se një asociacion ekstra kushtetues do të ishte një thikë e tmerrshme jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin”, tha Berisha.
Berisha ka kërkuar sanksione ndërkombëtare ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
“I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar në bazë të zhvillimeve të fundit të vendosë sanksione ndaj Aleksandar Vuçiq, njeriu që prej vitesh duhej të ishte në Hagë, si doktrinar gjenocidi, si autor i të gjitha akteve të dhunës në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës. Ai sillet në Ballkan si një Millosheviq i ri, por në kohën e konfliktit, të sulmit barbar të Rusisë ndaj Ukrainës, ai sillet si një Putin i vogël”, shtoi ai.