Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur nga mediumi boshnjak Istraga për propozimin e kryeministrit Rama, ku ai tha se “Veriun e Kosovës duhet ta marrë nën kontroll KFOR”.
“Për propozimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama që KFOR-i të marrë kontrollin e veriut të Kosovës: “Ne kemi nevojë për patrulla të përbashkëta të policisë sonë dhe KFOR-it në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. E për sa i përket gjërave të tjera, kjo tashmë është vendosur. Kudo në Kosovë – e para që përgjigjet është policia jonë, pastaj EULEX-i dhe më pas KFOR-i. Dhe nuk mendoj se kjo formulë duhet ndryshuar”, ka thënë Kurti për mediumin boshnjak Istraga.