fbpx
E diel, 24 Nëntor, 2024

Samiti i Procesit të Berlinit do mbahet në Tiranë këtë pranverë

Lexoni edhe..

Shqipëria do të mirëpresë pranverën e ardhshme në Tiranë Samitin e Procesit të Berlinit.

Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në mbrëmjen tradicionale të fundvitit me përfaqësuesit e trupit diplomatik në Shqipëri.

Rama tha se kjo gjë është kërkuar nga vet Gjermani dhe se e sheh si shprehje vlerësimi dhe respekti për atë çka Shqipëria po bën vazhdimisht për të promovuar bashkëpunim rajonal, paqen dhe dialogun, lidhje më të ngushta me fqinjët e saj të Ballkanit Perëndimor.

“Askush nuk mund të vërë më në pikëpyetje vlerën e shtuar të pozicionit të Shqipërisë në skenën ndërkombëtare dhe askush nuk mund të vërë në pikëpyetje rolin e Shqipërisë për të mbrojtur këtë rajon të trazuar nga zakoni i vet i keq për të prodhuar më shumë histori se sa ç’mund të tresë.

Jemi krenar dhe të lumtur që na është kërkuar nga partnerja dhe mikja jonë e madhe Gjermania, që pranverën e ardhshme të mikpresim Samitin e Procesit të Berlinit. E shohim si shprehje vlerësimi dhe respekti për atë çka Shqipëria po bën vazhdimisht për të promovuar në mënyrë aktive bashkëpunim rajonal, paqen dhe dialogun, lidhje më të ngushta me fqinjët e saj të Ballkanit Perëndimor, ndërveprimet midis njerëzve dhe bizneseve nga të gjitha vendet tona. Do të bëjmë maksimumin që të jemi në lartësinë e detyrës dhe të mikpresim një Samit të paharrueshëm të Procesit të Berlinit, ashtu siç mikpritëm një samit të BE që la një mbresë pozitive tek të gjithë ata që erdhën në Tiranë për të marrë pjesë, udhëheqësit, stafet, personeli i BE, gazetarët, personat e sigurisë. E di, të gjithë e dimë. Nuk është një fundvit i mirë për procesin e normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë. Rritja e tensioneve në veri të Kosovës jo vetëm nuk ndihmon, po është thellësisht shqetësuese.” tha Rama./FolDrejt/

Të ngjajshme