Ministri Xhemail Çupi ka treguar edhe një herë transparencën që e ka me publikun.
Këtë herë ai ka njoftuar për hapjen e faqes zyrtare ku do të pranojë kërkesa dhe ankesa nga qytetarët lidhur me ministrinë që ai drejton.
“Si Ministër i angazhuar për diasporë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, bëj gjithçka që është në mundësitë e mia për t’u afruar më shumë me qytetarët tanë dhe për të dëgjuar nevojat e diasporës sonë në vendin e pritjes dhe gjatë qëndrimit të tyre në vendin amë, sa i përket të drejtave dhe detyrimeve ndaj tyre.
Në faqen zyrtare të internetit kam krijuar një fushë ku mund të drejtoheni drejtpërdrejt tek unë si ministër me kërkesat dhe ankesat tuaja”, ka shkruar ministri Xhemail Çupi në Facebook.