Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate, ka bërë të ditur se është takuar me ish-komandantët dhe ish-pjesëtarët e UÇK-së që janë në paraburgim në Hagë të Holandës.
“Sapo përfunduam vizitën tek bashkëluftëtarët e tanë në Hagë. I vizituam pothuajse të gjithë përveç Hysni Gucatit, ishte një emocion i papërshkruar”.
“Presim të fillojë procesi gjyqësor të zbërthehet e vërteta, që të konfirmohet një herë e mirë për të kaluarën tonë dhe për luftën çlirimtare që e solli lirinë”,ka thënë Limaj, përcjell Fol Drejt.