Sndikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë kërkon që edhe punonjësit në arsim të përfshihen në paketën prioritare të punonjësve që duhet vaksinuar. Kreu i saj Jakim Nedellkov, madje vlerëson që mësimdhënësit mund të kthehen në punë me prezencë fizike vetëm pasi të jenë vaksinuar me vaksinën kundër Covid 19. Deri atëherë, nga SASHK janë të qëndrimit që mësimi të vazhdojë nga distanca.
Ministrja e Arsimit, Mila Carovska sërish ka shuar shpresën e prindërve dhe mësimdhënësve që nxënësit të kthehen në shkollë me prezencë fizike. Carovska tha se modeli I zgjedhur për realizimin e procesit mësimor është stabil prandaj nuk parashikohen ndryshime në realizimin e këtij procesi.
Maqedonia e Veriut është nga vendet e pakta që I la të mbyllura shkollat për shkak të virusit korona. Mësimin me prezencë fizike e ndjekin vetëm nxënësit nga klasa e parë e deri në atë të tretë. Pavarësisht problemeve të shumta dhe numrit të madh të fëmijëve që kanë mbetur pa mësim nga distanca, nga dikasteri I Arsimit vazhdimisht përgjigjen se 90 % e nxënësve po ndjekin mësimin online.