Sot në orën 10:00, është mbajtur takimi i paralajmëruar i SBASHK-ut.
Gjatë këtij takimi pjesë e diskutimit ishte çështja blerjes së librave, e cila doli të jetë sipas SBASHK-ut, eksperiment i gabuar, përcjell Fol Drejt.
“Ky vit po fillon pa greva e veprime sindikale, e kjo do duhej ta gëzonte edhe qeverinë e veçmas ministren Nagavci, por duket se më shumë do t’i gëzonte greva për ta drejtuar gishtin drejt nesh e për tu heshtur lëshimet e mungesa e përgatitjeve që MASHTI do të duhej ti bënte. Ky vit shkollor do të filloj i përcjellë me vështirësi të cilat i krijoji MASHTI me eksperimentin e gabuar për tekstet shkollore”, tha kryetari i SBASHK-ut, Rrahaman Jasharaj./FolDrejt/