Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka folur për situatën në Kosovë gjatë një konferencë të përbashkët për media me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në Berlin.
Ai tha se tensionet e fundit e dëshmojnë sa e rëndësishme është prezenca e NATO-s në Kosovë dhe se misioni i KFOR-it duhet të jetë në pozicion për të reaguar.
“NATO po ashtu është një garancion i sigurisë në Ballkanin Perëndimor, në Kosovë, përmes KFOR-it. Gjermania po merr pjesë në këtë mision përmes forcave të armatosura. Tensionet e ditëve të fundit tregojnë sa e rëndësishme është prezenca aty. KFOR-i duhet të jetë në pozicion për të reaguar si duhet në të gjitha zhvillimet atje”.