Gjatë fjalimit të tij para Parlamentit Evropian, kancelari gjerman Olaf Scholz tha se është e nevojshme të vazhdohet me reformat dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Ne u thamë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Ukrainës dhe Moldavisë: ju na përkisni neve, ne duam që ju të bëheni anëtarë të Bashkimit Evropian”, tha Solz.
Ai shtoi se kjo nuk ka të bëjë me altruizmin, “por me besueshmërinë dhe interesin ekonomik”, si dhe përpjekjen për të siguruar paqen në Evropë, veçanërisht pas pikës së kthesës të përfaqësuar nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, transmeton Fol Drejt.