Miliarderi amerikan dhe pronari i Twitter, Elon Musk, njoftoi se të gjitha profilet që nuk janë aktive prej disa vitesh do të hiqen nga rrjeti social.
“Ne do të heqim llogaritë që nuk kanë parë asnjë aktivitet për disa vite, kështu që ka të ngjarë të shihni një rënie të ndjekësve”, njoftoi Musk në një postim në Twitter.
Siç tha ai, llogaritë nuk do të fshihen, por do të arkivohen, transmeton Fol Drejt.