Kancelari gjerman Olaf Scholz përshëndeti sot vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) për lëshimin e një urdhër-arresti për presidentin rus Vladimir Putin, duke thënë se ai tregon se askush nuk është mbi ligjin.
Dje, GJNP bëri thirrje për arrestimin e Putinit me dyshimin se ai kreu krimin e dëbimit të paligjshëm të fëmijëve dhe transferimit të paligjshëm të njerëzve nga Ukraina në Rusi gjatë konfliktit në Ukrainë, raportoi Reuters.
“Gjykata Ndërkombëtare Penale është institucioni i duhur për të hetuar krimet e luftës… Fakti është se askush nuk është mbi ligjin dhe kjo është ajo që po bëhet e qartë,” tha Scholz në një konferencë të përbashkët shtypi në Tokio me kryeministrin japonez Fumio Kishida./FolDrejt/