Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka thënë sot se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është i rëndësishëm për të gjithë rajonin, para takimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
“Vendi i Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian, gjeografikisht, historikisht, politikisht apo qytetërisht. Sidomos në kushtet e trazirave gjeopolitike, ndarjes së thellë të botës dhe agresionit ushtarak në kontinentin evropian. Ne të gjithë qëndrojmë për një të ardhme më të mirë për i gjithë Ballkani Perëndimor, ku konfliktet dhe mosmarrëveshjet do të mbeten në të kaluarën”, tha Kovaçevski./FolDrejt/