Të paktën 5 persona e kanë humbur jetën si pasojë e një orteku në Alpe në juglindje të Francës.
Siç raporton “FranceInfo”, një ortek ka rënë dje në rajonin Mont-Blanc në Alpet Franceze. Nënkryetarja e Bashkisë, Elisabeth Mollard për RTL Radio tha se 5 persona humbën jetën nga orteku, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Mollard tha se 2 nga ata që humbën jetën ishin alpinistë ndërsa 2 ishin udhërrëfyes.
Nga ana tjetër, një person është nxjerrë nga orteku me lëndime, ndërsa 8 alpinistë të rajonit i kanë mbijetuar ngjarjes pa lëndime.
Mendohet se orteku ka rënë për shkak të rritjes së temperaturave në rajon gjatë javës së fundit.
Administrata e Meteorologjisë paralajmëroi për mundësinë e përsëritjes së ortekëve në rajon./FolDrejt/