Sulmuesi kosovar ka arritur të shënojë dy gola në ndeshjen kundër Real Valladolidit dhe kështu në këtë sezon në La Ligën spanjolle ai ka shënuar plot 12 gola, duke u renditur si golashënuesi i katërt më i mirë në ligë.
Ai gjendet pas Lewandowskit i cili deri më tani ka shënuar 17 gola, pas Benzemas i cili ka 14 gola, si dhe pas Enes Unait me 13 gola. Ndërsa, 12 gola përveç Muriqit, i kanë edhe futbollistët Iago Aspas, Borja Iglesias dhe Joselu.
Kujtojmë se sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka gola më shumë se disa emra të njohur në botën e futbollit, ai ka gola më shumë se sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior i cili ka 9 gola, pra tri më pak se Muriqi. Valverde ka 7 gola, Asensio, Pedri dhe Raphinha kanë nga 6 gola, Dembele 5 gola, kurse Ansu Fati 4 gola. /FolDrejt/