Izraeli nënshkroi një kontratë me Greqinë me vlerë 400 milionë dollarë për shitjen e raketave antitank të tipit “Spike”, të prodhuara nga kompania izraelite e teknologjisë ushtarake Rafael, njoftoi sot Ministria izraelite e Mbrojtjes.
“Ky projekt është pjesë e një sërë marrëveshjesh midis Izraelit dhe Greqisë dhe thekson më tej partneritetin e fortë midis vendeve tona dhe institucioneve tona ushtarake”, tha ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Galant, raportoi Reuters, përcjell Fol Drejt.
Ai tha se të dy vendet janë të përkushtuara së bashku për të garantuar stabilitetin rajonal./FolDrejt/