Sipas ekspertëve gjermane pas 20 vitesh çdo i treti banor i Gjermanisë do jetë emigrant. Në kryeqendrat urbane kjo përqindje do jetë deri në 70 përqind, shkruan ëelt.de, përcjell foldrejt.com. Fjala vjen, shembull për diversitetin e lartë në Gjermani sot është Frankfurti, ku çdo i dyti banor është me origjinë të huaj, kurse në Berlin kjo shifër tani është 35 përqind.
Arsyeja e këtyre ndryshimeve të larta demografike në Gjermani vjen si pasojë e uljes së natalitetit mes gjermanëve dhe nevojës urgjente për punëtorë të huaj.
Ekspertët e institutit gjerman IAB parashikojnë që deri në 2060 Gjermania ka nevojë për 400 mijë punëtorë në vit. Dhe këtu nuk ka nevojë vetëm për persona të shkolluar, por edhe mjeshtër ndërtimi dhe punëtorë artizanalë.
Në fillim Gjermania pranonte punëtorë të shumtë nga Spanja dhe Portugalia, më pas nga Bullgaria dhe Rumania, kurse së fundi, pas zbehjes së emigrantëve nga katër shtetet e lartëpërmendura, Gjermania i është vërsulur Ballkanit Perëndimor dhe Ukrainës.
Sa muslimanë jetojnë në Gjermania?
Sipas statistikave gjermane në këtë vend jetojnë 23.8 deri 4.3 milionë muslimanë, prej të cilëve 45 përqind kanë shtetësi gjermane. Pra rreth pesë përqind e banorëve në Gjermani janë muslimanë. Numri më i madh i muslimanëve është nga Turqia, rreth 63 përqind, ndjekur nga boshnjakët dhe shqiptarët (14 përqind), Lindja e Mesme (tetë përqind), Afrika Veriore (7 përqind) dhe vende tjera./Foldrejt.com