Ministri për Europën në Gjermani, Michael Roth, në një shkrim për konservatoren gjermane Die Welt, ka shkruar se Bashkimi Europian e mban fjalën: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kriteret e kërkuara nga Brukseli. Ata i takojnë Europës. Është fatale, që BE ua lëshoi rrugën aktorëve tjerë si Turqisë, Rusisë dhe Kinës, për shtimin e ndikimit të tyre në Ballkanin Perëndimor.
Ai më tutje shtoi se në fillim të vitit 2020 duhet menjëherë t’u garantohet perspektiva europiane Ballkanit Perëndimor, pasi ndryshe do vërtetohet se Brukseli është i papërgjegjshëm.
“Nuk do e bëjmë Europën më të mirë, nëse ne nuk mbajmë fjalën,” tha në fund Roth./Foldrejt.com