Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, duke folur në takimin e NATO-s me ministrat e Jashtëm të BE-së në Bruksel këtë mëngjes, ka thënë se “nuk janë duke kërkuar konflikt, por se janë të gatshëm nëse vjen tek ata”.
“Në kohën kur po ndodh agresioni rus kundër Ukrainës, kjo aleancë është bashkuar me shpejtësi dhe vendosmëri”, tha Blinken.
Ai madje theksoi se NATO nuk kërkon “konflikt”, por “nëse konflikti shkon tek ata, janë të gatshëm për atë dhe do të mbrojnë çdo centimetër të territorit të NATO-s”.
NATO dhe ministrat e Jashtëm të BE-së janë mbledhur sot në Bruksel, për të diskutuar për situatën në Ukrainë./FolDrejt/