Sot ka mbajtur një takim Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës për të diskutuar për çështjen e protestës.
Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi, ka propozuar që protesta të shtyhet për një javë. Sipas tij, është normale që në momente të caktuara të merren vendime e që protesta të shtyhet për javën tjetër.
Ai njëkohësisht ka theksuar se po i japin një javë kohë qeverisë që ta shqyrtojë kërkesën e tyre sepse sipas kryetarit Azemi, gjendja është e keqe.
Popozimin e kryetarit për shtyrjen e protestës e mbështeten të gjithë.