Dy armë zjarri kanë përfunduar në stacionin policor të kryeqytetit pas kontrollit të mbrëmshëm, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton policia, mbrëmë gjatë kontrolleve rutinë në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë, janë ndaluar disa automjete, në dy prej tyre janë gjetë dhe sekuestruar dy armë zjarri dhe një sasi e narkotikëve ( marihuanë).
Ndaj të dyshuarve janë kryer procedurat në përputhje me rekomandimet e prokurorit të shtetit.