Trupat e pajetë të 27 personave u nxorën nga një rrëshqitje e madhe dheu në fshatin Irshavaldi në perëndim të Indisë, rreth 80 kilometra nga Mumbai, dhe kërkimi për 78 personat që janë të zhdukur vijojnë për të katërtën ditë.
Shirat e dendur të musonit shkaktuan një rrëshqitje të madhe dheu në Irshavaldi të mërkurën, në të cilën të paktën 17 nga gjithsej 48 shtëpi u varrosën plotësisht ose pjesërisht në baltë, konfirmuan zyrtarët lokalë, raporton AP.
Katër fëmijë ishin në mesin e të vdekurve, njoftoi agjencia e lajmeve Press Trust of India, duke shtuar se 75 persona u shpëtuan, nga të cilët katër u shtruan në spital./FolDrejt/