Irani ka sekuestruar një cisternë që dyshohet se transportonte karburant të kontrabanduar në Gjirin Persik.
Sipas mediave iraniane, Ushtria e Gardës Revolucionare sekuestroi cisternën, e cila ishte e ngarkuar me 330 mijë litra karburant të kontrabanduar në Gjirin Persik, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Gjithashtu u arrestuan 12 persona në cisternë.
Ende nuk është dhënë deklaratë zyrtare për detajet e çështjes./FolDrejt/