Pesë persona u qëlluan për vdekje në një ndërtesë apartamentesh në periferi të Torontos përpara se i armatosuri të vritej nga policia, thanë autoritetet kanadeze.
Kreu i policisë rajonale njoftoi se ngjarja ka ndodhur të dielën në mbrëmje në një apartament në qytetin Vaughan, Ontario, dhe se një nga oficerët e tij që ndërhyri qëlloi dhe vrau të dyshuarin, raporton AP, transmeton Fol Drejt.
Ai tha se sulmuesi para kësaj ka vrarë pesë persona, se një tjetër është plagosur nga të shtënat dhe se ajo ndodhet në spital, por se nuk i rrezikohet jeta.