Mbrëmë, tre persona, të dyshuar për përfshirje në një rast me substanca narkotike, janë shoqëruar në stacion policor të Lipjanit, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton policia, të dyshuarve u është gjetur dhe sekuestruar sasi e substancave narkotike që dyshohet të jenë të llojeve mariuhanë dhe kokainë.
Personat e dyshuar janë ndaluar në dy raste të ndara, derisa policia po kryente kontrolle rutinë, të automjeteve në lokacione të ndyshme të Lipjanit.
Pas intervistimit të personave të dyshuar, ndaj tyre janë iniciuar raste për posedim tëpaautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge./FolDrejt/