Kuvendi i Kosovës po mban sot seancën e radhës plenare.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj e kritikoi pozitën në lidhje me çështjen e përfshirjes së biznismenit Ridvan Muharremit në rezervat shtetërore.
Ai tha se nuk po ka gatishmëri nga ana e pozitës për formimin e një Komisioni Hetimor për rezervat shtetërore, përcjell Fol Drejt.
Në një pikë Selmanaj përmendi përgjimet e publikuara ku është e përfshirë edhe deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.
Kjo e fundit iu kundërpërgjigj Selmanajt duke i thënë se nuk kanë frikë nga formimi i një komisioni hetimor për rezervat shtetërore.
“Nuk kemi frikë nga formimi i Komisionit Hetimor”, u shperh Kusari-Lila.
Ajo iu drejtua Selmanajt duke i thënë që nuk ka nevojë t’i përfshijë veteranët tek përgjimet se kjo nuk ka të bëjë aspak me to dhe ata as nuk janë përmendur.
Deputeti Selmanaj nuk iu kundërpërgjigj në lidhje me ato që tha Kusari-Lila po e mbylli fjalinë e tij duke iu drejtuar asaj, se po të publikoheshin përgjimet për të personalisht ashtu siç ka ndodhur me Kusari-Lilën, ai do të largohej nga Kosova.
“Me m’pas dal mu ato që t’kanë dal ty, unë në Kosovë s’kisha nejt”, u shpreh Selmanaj.
Deputetët e opozitës kanë shprehur pakënaqësinë e tyre, kjo pasi që as kryeministri e as ministrtat, përveç ministrit për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq nuk po marrin pjesë në seancë./FolDrejt/