Numri i personave të vrarë në përleshjet mes policisë dhe mbështetësve të liderit të opozitës Usman Sonko ka shkuar në 15.
Konflikti erdhi pasi Sonko u dënua nga një gjykatë me dy vjet burg, duke vënë në dyshim serioz shanset e tij për të kandiduar për president vitin e ardhshëm.
Sonko, 48 vjeç, nuk mori pjesë në dënimin e djeshëm për sulmin e dyshuar seksual dhe Ministria e Drejtësisë tha se lideri i opozitës tani mund të çohet në burg në çdo kohë, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.