Mediat botërore pohojnë se është vetëm çështje ditësh që transferimi i Jude Bellingham nga Borussia Dortmund te Real Madridi të bëhet një marrëveshje e konfirmuar zyrtarisht. Lojtari që është caktuar si zëvendës i Luka Modriqit në klubin spanjoll tashmë ka rënë dakord për kushtet personale të transferimit të tij në Madrid dhe tashmë është në pritje të marrëveshjes së klubeve. Shuma e transferimit mund të jetë më e ulët se sa ishte paralajmëruar.
Raportohet se Bellingham do të shkojë në Madrid në një transfertë prej 150 milionë eurosh, por çmimi në fakt mund të jetë dukshëm më i ulët. Kristian Falk, redaktor i rubrikës së futbollit në Bild, është ndër ata që e përcjell këtë informacion. Tani pohohet se puna mund të realizohej për 120 milionë euro.
Bellingham u kërkua nga shumë klube të mëdha dhe vëmendje mori interesimi i Liverpool-it dhe Manchester City-t. Gazetarët spanjollë shkruanin se Bellingham kishte oferta më të mira financiare, por dëshira e tij ishte të shkonte në Real. Në të, njoftuan ata, ai do të marrë rolin e liderit të mesfushës. Shumë besojnë se për shkak të tij në pankinë do të zhvendoset Luka Modriq, i cili është thuajse 18 vite më i madh, transmeton Fol Drejt.