Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk ka ndryshuar asgjë në lidhje me votimin e mundshëm të serbëve të Kosovës për zgjedhjet e 3 prillit në Serbi.
Haxhiu në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë ka theksuar se serbët që jetojnë në Kosovë mund të votojnë përmes postës ose te zyra ndërlidhëse.
“Ajo do të jetë në linjë me kushtetutën e saj. Konsiderojmë që është jashtëzakonisht e rëndësishme që të respektohet Kushtetuta e Kosovës e ligjet në fuqi. Serbët e Kosovës votim me postë ose te zyra ndërlidhëse. Nuk ka diçka tjetër në këtë drejtim”, ka thënë ajo në konferencë për shtyp.
Ndërkombëtarët kohët e fundit kanë kërkuar që serbëve të Kosovës t’iu lejohet votimi për zgjedhjet e përgjithshme në Serbi. Një gjë të tillë e kishin kërkuar edhe për referendumin që u mbajt më 16 janar, por që Qeveria Kurti nuk u tërhoq./Express