Ambasadorja e Serbisë në UNESCO, Tamara Rastovac Siamašvili, tha sot se Kosova nuk ka mbështetje për anëtarësim në atë organizatë dhe se aplikimi i tyre nuk do të ishte i suksesshëm.
“Serbia është e gatshme në të gjitha nivelet, duke përfshirë edhe atë më të lartë, për ta kundërshtuar atë”, tha Rastovac Siamašvili pas një takimi me Drejtoreshën e Përgjithshme të UNESCO-s Audra Azule dhe ministrin e jashtëm serb Ivica Daçiç. /FolDrejt/