Sergio Ramos, futbollisti i Paris Saint-Germainit, ka thënë se do të bëjë më të mirën për të fituar Champions Leaguen me klubin francez. Në një intervistë për faqen zyrtare të Futbollit Europian (UEFA), Ramos ka folur për kalimin e tij nga Reali te PSG, si dhe për jetën e tij në Paris.
Futbollisti spanjoll mbërriti te PSG në vitin 2021, ndërsa ishte te Reali nga viti 2005 deri në 2021.
“Qëllimi im ishte gjithmonë të fitoja. Kam fituar shumë trofe te Reali dhe mendoja se të shkoja te PSG ishte një mundësi e mirë për një ndryshim mjedisi. Në fillim gjithçka ishte e vështirë. Duhet të gjesh një shtëpi, të vendosesh me katër fëmijë… Fillimi ishte i vështirë, por doli mirë”, tha Ramos.
Mbrojtësi brilant pranoi se kishte probleme me dëmtimet pas mbërritjes në Paris.
“Pas transferimit te PSG, gjithçka shkoi keq. Isha i lënduar, e kisha të vështirë rikuperimin, përshtatjen me sistemin e ri, shokët e skuadrës, trajneri… Fillova të dyshoja nëse bëra gjënë e duhur. Megjithatë, gjatë gjithë karrierës sime kam luftuar dhe kam punuar shumë”, shtoi lojtari i PSG.
Ramos fitoi katër tituj të Ligës së Kampionëve me Realin.
“Do të shohim nëse mund ta bëj sërish me PSG-në”. Ne jemi një ekip i madh, por në futboll jo gjithmonë fiton më i miri.
“PSG dëshiron trofeun e Champions League, unë do të bëj maksimumin për ta fituar sërish këtë kompeticion”, përfundoi Ramos.
Futbollisti spanjoll ka luajtur 43 ndeshje për PSG dhe ka shënuar katër gola. PSG do të luajë me Bayernin në ndeshjen e parë të 1/16-tës në Paris të martën në orën 21:00, transmeton Fol Drejt.