Mijëra punëtorë të Boeing nga e gjithë bota, së bashku me aktorin hollivudian John Travolta, morën pjesë në një ceremoni “lamtumire” për aeroplanin e fundit të tipit 747 që u prodhua në një fabrikë të madhe Boeing në veri të Seattle.
Gjatë ceremonisë, e cila u mbajt mbrëmë, një numër i drejtuesve dhe përfaqësuesve të Boeing-ut, si dhe furnizuesve dhe klientëve të 747-ve e çuan avionin në histori, raporton AP.
John Travolta, i cili është trajnuar për të drejtuar Boeing 747 si dhe Boeing 707 dhe 737, mbajti një fjalim duke përshkruar përvojën e tij të fluturimit me aeroplanin, për të cilin tha se ishte një nga më të sigurtët e ndërtuar ndonjëherë, transmeton Fol Drejt.