Në shtator 2022, Skocia regjistroi një rekord të ri prej 28,944 kërkesash për të pastrehë, numri më i lartë që nga fillimi i regjistrimeve të qeverisë skoceze në 2002.
Ky numër i njoftuar të martën është më i lartë për 11 për qind krahasuar me një vit më parë, përcjell Fol Drejt.
Në gjashtëmujorin deri në fund të shtatorit janë pranuar 19066 kërkesa, që është një rritje prej 6 për qind krahasuar me vitin e kaluar dhe më shumë se numri para pandemisë.
Numri i fëmijëve të vendosur në strehim të përkohshëm gjithashtu është rritur ndjeshëm krahasuar me një vit më parë, me 10 për qind, në 9,130.
Të dhënat e fundit tregojnë se numri i familjeve që mbetën të pastreha nga banesat private me qira në periudhën prill-shtator 2022 është rritur me 14 për qind./FolDrejt/