Autoritetet amerikane dhe meksikane po i bëjnë thirrje Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që të shpallë një emergjencë të shëndetit publik për shkak të një shpërthimi fungal të lidhur me operacionet e kirurgjisë estetike në Meksikë.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) njoftuan se dy persona që kishin kryer një operacion që përfshinte anestezi epidurale vdiqën nga meningjiti, raporton BBC.
Rreth 400 persona në SHBA dhe Meksikë janë nën vëzhgim, transmeton Fol Drejt.