Erling Haaland është shpallur lojtari i sezonit në Premierligën angleze.
Sulmuesi norvegjez e udhëhoqi Manchester Cityn drejt titullit të ligës në sezonin e tij të parë, duke shënuar 36 gola dhe duke shtuar tetë asistime. Ai do të ketë një shans për ta përmirësuar atë performancë në raundin e fundit kundër Brentford.
Haaland theu një sërë rekordesh në Angli këtë sezon, por padyshim vlen të përmendet se ai u bë lojtari me më shumë gola në një sezon në Premier League. Deri më tani atë rekord me 34 gola e ndanin Andy Cole dhe Alan Shearer, me faktin se e bënë kur sezoni kishte 42 ndeshje, ndryshe nga 38 ndeshje që ka sot, transmeton Fol Drejt.