Shtetet e Bashkuara të Amerikës “shumë shpejt” do të shpallin veprime për të kërkuar llogari grupin paraushtarak “Wagner”, njoftoi sot Departamenti i Shtetit.
Sipas raportimeve, veprimet kanë të bëjnë me aktivitetet e një formacioni paraushtarak rus në Afrikë dhe nuk do të lidhen me rebelimin e dështuar në Rusi gjatë fundjavës, raporton Reuters.
Duke folur në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matt Miller nuk specifikoi se cilat ishin veprimet, por tha se ato do të njoftoheshin këtë javë./FolDrejt/