Sulmi i sotëm në një qendër tregtare në Kramatorsk ka vrarë të paktën dy persona, kanë thënë autoritetet ukrainase.
22 persona të tjerë janë plagosur – duke përfshirë një fëmijë – dhe një operacion kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar.
Një restorant picash që thuhet se ishte i njohur për gazetarët u shkatërrua në sulm dhe disa shtëpi private u dëmtuan.
Në një imazh të shpërndarë nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, një burrë qëndron përpara ndërtesës së shkatërruar me kokën e mbështjellë me një fashë dhe me gjak në xhinse./FolDrejt/