Prokurori i Përgjithshëm i SHBA Merrick Garland ka miratuar transferimin e parë të fondeve të konfiskuara ruse për t’u përdorur për ndihmë në Ukrainë.
“Edhe pse ky është transferimi i parë i fondeve ruse të sekuestruara për rindërtim në Ukrainë, ai nuk do të jetë i fundit”, tha Garland, raporton Reuters.
Vitin e kaluar, Departamenti Amerikan i Drejtësisë paditi oligarkun rus Konstantin Malofeev për shkelje të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë pas pushtimit të saj në Ukrainë, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.