Nga sot, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do t’u japin azil migrantëve që shfaqen në kufirin me Meksikën, përveç nëse ata kanë paraqitur më parë një kërkesë.
Emigrantët që kapen duke kaluar ilegalisht kufirin nuk do të lejohen të hyjnë në SHBA për pesë vitet e ardhshme dhe gjithashtu mund të përballen me ndjekje penale, raporton Associated Press.
Rregulli është pjesë e masave të reja të prezantuara për të goditur kalimet e paligjshme kufitare, së bashku me një plan për të hapur 100 qendra rajonale të migracionit në të gjithë hemisferën perëndimore, transmeton Fol Drejt.